“MAQEDONIA E VERIUT TASHMË KA ULËSE NË NATO” SHEQERINSKA NESËR ULET BASHKË ME 29 MINISTRAT E MBROJTJES

0

Selia qendrore e NATO-s në Bruksel është gati që nesër t’i presë Ministrat e Mbrojtjes të 29 vendeve anëtare. Ata mblidhen në kuadër të Këshillit Veri-atlantik ndërsa bashkë me ta në tryezën e rrumbullakët për herë të parë do të ulet edhe Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë Radmilla Shekerisnka.

Në 2009-tën u anëtarësua Shqipëria, në 2017-tën Mali i Zi, e së shpejti pjesë e NATO-s pritet të jetë edhe Maqedonia. Por  sa ky zgjerim në Ballkanin Perëndimor ndikon në rajon si dhe tek vetë Aleanca? Sekretari Gjeneral Stoltenberg tha se ky zgjerim e ka përforcuar NATO-n e poashtu duhet t’i përforcojë edhe vendet anëtare. Ai madje rikujtoi rolin që NATO ka luajtur në zgjidhjen e konflikteve në Ballkanin e viteve ’90-2000.

Maqedonia ende nuk është anëtare me të drejta të plota, andaj Shekerisnka vjen si e ftuar e Republikës së ardhshme të Maqedonisë së Veriut.

Për TV21Nga Brukseli, Besir Arifi.”