MANIFESTIM HUMANITAR GURMANËSH, DIMITRI I VOGËL FTON SHOKËT TË LARGOHEN NGA TELEFONAT

0

https://youtu.be/ARqsZkA-zv4

Dimitri 11 vjeçar ka dalë në park të qytetit. Ai nuk po rrin në telefon, por luan me top. Kështu argëtohet në pushimin veror nga shkolla. Dimitri i fton të gjithë bashkëmoshatarët e vet që të dalin në natyrë dhe të bëjnë ndonjë aktivitet. Nuk duhet të qëndrojnë nëpër kompjutera dhe telefona, thotë ai.

 

“Mendoj se të gjithë duhet të dalin jashta. Nuk është patjetër të luajnë futboll, të paktën diçka rekreative. Kështu që trupat e tyre do të qëndrojnë të shëndetshëm, e jo tërë kohës nëpër kompjutera dhe telefona”, tha Dimatar Dimitrov.

Dimitri po shijon manifestimin humanitar të gurmanëve. Sipas djaloshit kjo ngjarje është shumë interesante, ngaqë edhe i mundëson fëmijëve të dalin në natyrë.

 

“Shumë ineteresante, po shoqërohemi. Provojmë ushqime nga kuzhina të tjera. Pak më larg sot nga komjuterët, në natyrë”, tha Dimatar Dimitrov.

Të pranishmit në këtë event të quajtur “Piknik botëror”, patën mundësi të shijojnë receta tipike nga më shumë se dhjetëra shtete të ndryshme. Fondet e mbledhura do të dhurohen për bamirësi. Qytetarët argëtoheshin me muzikë live, ushqime dhe lojëra. Ata thonë se Shkupi është një qytet i madh dhe kjo ngjarje duhet të vazhdojë të mbahet çdo herë.

 

“Super, shkëlqyshëm. Ide shumë e mirë dhe shpresoj që të zgjasë shumë vite”, u shpreh Dejan Popovski – qytetar.

Qëllimi i ngjarjes është promovimi i efekteve pozitive të investitorëve të huaj në ekonominë kombëtare dhe prezantimi i kulturës së vendeve nga ku ato vijnë. Qytetarët njoftohen me recetat më autentike të kuzhinës së investitorëve dhe karakteristikat e tjera kulturore por  edhe me përgjegjësinë korporative sociale të tyre në vendin tonë.

Përgatiti: Almedina Ismajli