MAKINAT DO TË NDAHEN SIPAS NDOTJES, LIGJ TË RI EDHE PËR TAKSISTËT

0

Etiketat që tregonin për regjistrimin e fundit të makinës, nuk do të ekzistojnë më.

E në vend të tyre do të vendosen, etiketa me ngjyrë të gjelbër të verdhë dhe të kuqe.

Ata do të tregojnë se nëse makina juaj është ndotës i ajrit. Ndërkaq do të ketë edhe vende të caktuara ku makinat që do të jenë me të kuqe, nuk do të mund të lëvizin.

“Përpara jush të ndaj, lajmin që Ministria e Ekonomisë ka propozuar ligjin e ri sa i përket automjeteve ku është paraparë edhe aplikimi i etiketës ekologjike, në kuadër të këtij ligji.

Pra të gjithë veturat do të kategorizohen, në bazë të asaj se cilat kushte ekologjike i plotësojnë, është paraparë etiketë me ngjyrë të gjelbër, ngjyrë të verdhë, dhe njëkohësisht me ngjyrë të kuqe”, tha Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.

Përveç etiketave në vetura do të ndryshohen edhe targat e taksitëve.

Taksitët do të kenë tabela të reja regjistrimi, ata do t’i kenë tabelat me ngjyrë të verdhë.

Ndërsa kjo sipas ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski kjo do të jetë më e lehtë që të idintefikohen taksistët jolegal.

“Ndryshimi thelbësor, është vendosja e targave të verdha. Kjo do të thotë se çdo taksist i cili i plotëson kushtet do të marrë targa të verdha dhe do të dallohet nga të gjithë makinat e tjera në qytet.

Kjo do të thotë se çdo taksist jolegal që dëshiron të punojë,  do të jetë e pamundur për shkak se do të identifikohen dhe do të largohen nga komunikacioni”, u shpreh Oliver Spasovski Ministër i Punëve të Brendshme.

Kryetari i Shoqatës së taksitëve tha se me këtë vendim, qytetarët do ta kenë më të lehtë të njohin taksistët e licensuar.

“Mendojmë se me këtë ligj që do të vijë së shpejti, qytetarët dhe taksistët, do të shohin ditë më të mira në këtë sferë sepse qytetarët prej së largu do t’i shohin taksitët dhe do të shohin se janë të licensuar”, tha Abdula Rushiti Kryetar i shoqatës së Taksistëve.

45 nga 53 kompani të taksive, kanë pranuar që të vendosen targat e verdha, tha kryetari i Shoqatës së taksitëve, Abdulla Rushiti.

Ligji është me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, i cili, siç edhe tha ministri Kreshnik Bekteshi, parasheh edhe miratimin e programit për subvencionimin e qytetarëve dhe personave juridikë, të cilët do të blejnë automjete elektrike dhe hibride, si dhe për ata që do të instalojnë pajisje me gaz apo metan.

Përgatiti: Afrim Jonuzi