Loredana dhe Mozzik në të njëjtën skenë me Cardi B, Nicky Jam e shumë yje të tjerë

0

Lajmin e kanë konfirmuar artistët

Reperi i njohur, Mozzik dhe partnerja e tij, rep artistja e njohur, Loredana Zefi do të marrin pjesë në festivalin “VestiVille” që mbahet në Belgjikë.

Mozziku dhe Loredana këtë e kanë bërë të ditur në rrjetin social Instagram, shkruan rtv21.tv

Në këtë festival do të performojnë edhe shumë emra të njohur si Cardi B, Future, Meek Mill, Nicky Jam, Trey Songz, Maitre Gims e shumë të tjerë.

 

Ndryshe, Loredana dhe Mozziku deri tani kanë sjell dy bashkëpunime. “Romeo&Juliet” është projekti i tyre i fundit që ka arritur mbi 22 milionë klikime në Youtube. “Bonnie & Clyde” është bashkëpunimi i parë i artistëve u publikua në shtator të vitit të 2018 dhe numëron mbi 38 milionë shikime në YouTube./21Media

.