Ledri, VULA e repit shqiptar

0

Karrierën muzikore e ka nisur që në moshë të re.

Sot, Ledri Vula është emri që padyshim mund të themi se pëlqehet më së shumti në industrinë muzikore shqipe.

Duke i qëndruar besnik stilit të tij, pas çdo projekti muzikor që ka lansuar, reperi ka dëshmuar talentin dhe ka rifituar zemrat e publikut.

Edhe pse rrugëtimi në karrierë nuk ka qenë i lehtë, sfidat që ia vënë përballë i ka tejkaluar gjithmonë me sukses. E mira në këtë mes është që reperi nuk ka qenë i vetëm por ka bashkëpunuar me njerëz që sot i ka në rrethin e tij të ngushtë dhe që janë gjithmonë të gatshëm për të.

Ledri ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga njerëzit, por hovin më të madh e ka marrë pas rikthimit që bëri në vitin 2014.

I dalur nga një label dhe vazhdimi i rrugës përkrah menaxherit Faton Shoshit, bëri që reperi të arrijë në majat e suksesit.

Madje, nuk kanë qenë të rralla që ai ka refuzuar oferta bashkëpunimi me artistë të njohur ndërkombëtarisht, siç është Iggy Azalea, gjë që dëshmon se talenti i tij është aq i madh sa të kërkohet edhe duet me të.

Një tjetër rast, është edhe kur Ledrit (duke qenë regjisor i klipit të tij) i është kopjuar nga disa reperë amerikanë ideja e videospotit të këngës “1 Janari”.

Se është i dashur për publikun e dëshmon edhe numëri i ndjekësve në rrjetet sociale, duke u radhitur si reperi më i ndjekur kosovar me 1.2 milionë ‘followers’ në Instagram.

Milionat që ai ka në Youtube në projektet e tij, është një tjetër dëshmi për suksesin që e mban mbi supe!

Edhe aferat e dashurisë që ka pasur me emra të njohur të estradës, bëjnë të ditur që reperi po pëlqehet nga çdo kush, shkruan lajmi.net

Mirëpo, duke qenë se jeta ka dy anët e medaljes, padyshim që Ledri nuk ka pasur vetëm miq e simpatizues.

Para tij, në forma të ndryshme janë munduar të dalin dhe reperë tjerë, të cilët kanë tentuar të kapen në emrin apo famën e reperit, duke i bërë “dissa” qoftë në muzikë apo edhe thumbime në intervista e rrjete sociale.

Sido që të jetë, kjo gjë nuk e ka penguar atë, e as nuk ndaloi në arritjen e synimeve që ka në karrierë.

Gjithë ata që e duan muzikën e tij, e dijnë sa më fat jemi që kem një reper kaq të talentuar kosovar.