Learta tregon sa ka diferencë në moshë me Kushtrimin

0

Çifti i njohur i estradës

Vitet e fundit padyshim dasma që bëri bujë dhe që mori vëmendjen mediatike ishte dasma e Kushtrim Salihut, djalit të këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behluli me Learta Jakupin. Kjo dasmë mund të cilësohet si njëra nga dasmat më të mira të fëmijëve të estradës, e cila nuk ka mbetur pa u komentuar nga të gjithë.

Kushtrimi dhe Learta kanë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Matin, shkruan rtv21.tv

Por, a e keni ditur se sa  vjet diferencë kanë Kushtrimi dhe Learta?

Përmes Instagramit Learta ka treguar se me Kushtrimin kanë 5 vjet diferencë.

 

Ndryshe, Leartën përveç që njihet si reja e Shyhretes, ajo merret edhe me këndim. Së fundmi ajo ka organizuar një koncert solistik, të cilin e ka mbajti më 27 tetor të vitit 2018, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës./21Media

.