LARGOHET MBISHKRIMI I QEVERISË SË RM-së NESËR NË MËNYRË SOLEMNE NGRITËT FLAMURI I NATO-s

0

Po bëhen përgatitje të përshpejtuara për ceremoninë që do të mbahet nesër para Qeverisë. Në mënyrë solemne, me ngritjen e flamurit të NATO-së, do të shënohet nënshkrimi i Protokollit aderues për anëtarësim në Aleancë.  Ndërtesa e Qeverisë pastrohet, kishte edhe provë të përgjithshme me karriget e renditura dhe gardën e spostuar, për të parë se si do të realizohet i gjithë procesi. Në manifestimin pritet që të marrin pjesë ambasadorë të vendeve anëtare të Aleancës, përfaqësues të shtabit të NATO-së, si dhe funksionarë të larët shtetërorë, ndërsa kryeministri, Zoran Zaev do të mbajë fjalim. Në seancën e nesërme qeveritare, duhet të miratohet plan për zbatimin e Amendamenteve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Prespës, me çka do të fillojë përdorimi i emrit të ri kushtetues.

Të parat u hoqën shkronjat e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Nga ky mëngjes, Qeveria mbeti pa mbishkrim. Me këtë edhe zyrtarisht filloi plotësimi i detyrimeve të  Marrëveshjes së Prespës, përkatësisht riemërimi i të gjithë institucioneve shtetërore me emrin e ri – Republika e Maqedonisë së Veriut. Tani për tani ende nuk dihet kur do të vendoset tabela e re e cila do të jetë në tre gjuhë, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Svetllana Unkovska, Gazetare e TV21

Prej sot, gradualisht duhet të fillojë edhe ndryshimi i emrave të institucioneve të tjera shtetërore, si dhe të dokumenteve personale ku qëndron emri i vjetër – Republika e Maqedonisë. Përndryshe, pas arritjes së notës verbale nga Athina, për atë që Greqia e ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO, hapi i ardhshëm i Maqedonisë është që të informojë Kombet e bashkuara, si dhe të gjitha vendet anëtare për hyrjen në fuqi të emrit kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut.