Lajme të mira për Juventusin, Ronaldo rezulton negativ në testin e fundit për Covid-19

TË FUNDIT

Lajme të mira për Juventusin, Cristiano Ronaldo, ka rezultuar negativ në testin e fundit për koronavirus.

Në këtë mënyrë përfundon edhe izolimi për portugezin, i cili zgjati 19 ditë, pasi rezultoi pozitiv kur ishte i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë.

Tashmë, CR7 mund të bëhet pjesë e grupit të bardhezinjve që në ndeshjen e së dielës ndaj Spezia-s në Serie A, raporton A2.

Mungesa e Ronaldos u ndje shumë gjatë kësaj periudhe për Juventusin, sidomos në ndeshjen e mesjavës ndaj Barcelonës, në të cilën katalanasit fituan 0-2 në Torino. Tashmë gjithçka i takon trajnerit Pirlo për të vendosur nëse sulmuesi do të jenë në formacion në ndeshjen e së dielës.