Lady Gaga braktis “Bafta”-n për “Grammy Awards”

0

Lady Gaga vendosi të braktisë “Bafta”-n për “Grammy Awards”. Filmi “A star is born”, ku këngëtarja është protagoniste dhe është nominuar në kategorinë “Aktorja më e mirë”, ka marrë edhe pesë kandidatura të tjera, “Best actor”, “Best director”, “Best film”, “Best original music”, “Best sound” dhe “Best adapted screenplay”. Gaga do të qëndrojë në LA për të marrë pjesë në “Grammys”, ku dhe ka marrë pesë nominime, dhe sipas medias, ka shanse për të fituar. Gjithashtu pritet të performojë dhe “Shallow” gjatë ceremonisë.

Në “Bafta” do të jetë i pranishëm Bradley Cooper, për të përfaqësuar filmin.