LA GALAXY PENGON TRANSFERIMIN E IBRAHIMOVIQIT TE MILANI

0

Klubi amerikan nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e yllit të tyre

Është përfolur kohët e fundit për një rikthim të mundshëm te skuadra e kuqezinjve të Milanit, por duket se nga skuadra e LA Galaxy po bëjnë të pamundurën që ai të qëndrojë në MLS.

Ka qenë vetë drejtori teknik i skuadrës amerikane Jovan Kirovski, i cili është shprehur se nuk do ta lejojnë Ibrën të largohet.

“Ibrahimoviq është një futbollist fantastik, si për ne, ashtu edhe për të gjithë MLS”, ka thënë Kirovski. “Kontrata e Ibrahimoviq nuk skadon tani, ai ka ende një vit kontratë me ne. Ne duam që ai të jetë i lumtur në ekipin tonë dhe po punojmë për të siguruar  të vazhdojë të luajë te LA Galaxy”. “Ai është një futbollist special, unik për ne. Të shënosh aq shumë gola dhe të shërbesh aq shumë asistime në moshën e tij, pas lëndimit te Manchester United është e pabesueshme”. “Ka shumë futbollistë të shkëlqyer, por asnjë si ai”, theksuar drejtori i klubit amerikan.