Kuvend, miratohet nevoja e sjelljes së ligjit për krijimin e Ministrisë për Sistem politik

0

Deputetët e miratuan nevojën e sjelljes së ligjit për krijimin e Ministrisë për Sistem politik dhe e përcollën në procedurë të mëtejshme parlamentare, për në lexim të dytë. Propozuesi i ligjit, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Halimi, tha se të gjitha kompetencat nga sekretariati i kalojnë ministrisë dhe i shtohen kompetencat e tjera.
Kjo ministri do të formohet me ndryshimin e dy ligjeve, Ligjit për Qeveri dhe Ligjit për organizimin dhe punën e organeve shtetërore, që janë pika e 15 dhe 14 e rendit të ditës. Ky propozim është parashtruar nga deputetët e shumicës parlamentare.