” Kush martohet , dobësohet “

0

Shumë hipoteza janë hedhur për vite me radhë se çfarë përfitimesh kemi nga martesa. Teksa palët japin ide nga më të ndryshmet, një studim i kryer në Greqi ka arritur në përfundimin se martesa na shpëton nga obeziteti.

Ajo çka është trumbetuar vitet e fundit, tashmë e konfirmon mëse miri se gjëndja civile ndikon në peshën e njerëzve. Ekipi nga Universiteti Ahepa ka përfshirë në studim mbi 150 veta, me moshë mesatare rreth 47 vjeç, ku prej tyre 113 ishin femra dhe 40 meshkuj.

Personat që ishin të martuar, kishin treguesin e masës trupore (BMI) në mes 30 dhe 35, e që cilësohen si “mbipeshë”, ndërsa ata që ishin beqar e kishin mbi 35, që ndryshe cilësohen si obezë. Një prej autorëve të studimit, në Kongresin Europian të Obezitetit ka thënë: “Studimi i fundit tregon që gjëndja civile ndikon në progresin e obezitetit tek një njeri, pavarësisht gjinisë.

Rreth 25% e personave të përfshirë në studim kishin BMI-në nga 30 deri në 35, 33% nga 35 deri në 40, ndërsa 42% e kishin mbi 40. Dy të tretat e personave që ishin të martuar ishin thjesht “mbipeshë”, ndërsa më shumë se gjysma e të përfshirëve që ishin beqare, rezultonin obezë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here