KUSH E NDOT AJRIN? MAKRADULI: S’JANË VETËM AMVISËRITË DHE AUTOMJETET

0

 Zv/ministri i mjedisit jetësor, Jani Makraduli pohon se Plani për ajër të pastër ka përkrahje të madhe nga takimi i ministrave të Evropës juglindore dhe Kombet e Bashkuara, në pjesën për mjedisin jetësor. Makraduli tha se fokusi i  Maqedonisë duhet të jetë në  kursimin e mjeteve dhe ruajtjen e mjedisit jetësor. Ai vizitoi një shkollë në Novo Lisiçe ku ngrohja nuk do të jetë më në naftë por me pelete, duke theksuar se kjo është  një nga mënyrat për ulje të ndotjes së ajrit. Në deklaratën e tij për të dhënat që kanë të bëjnë me sasitë e naftës që përdoret për ngrohje të institucioneve publike, Makraduli në një farë mënyre pranoi se automjetet dhe amvisëritë nuk janë ndotësit e vetëm të ajrit.

“Shqetëson fakti se sa  naftë shpenzojmë ne si shtet për ngrohjen e institucioneve publike, shkollave dhe çerdheve me çka në mënyrë shtesë ndotet mjedisi jetësor. Informacionet tregojnë se për një çerdhe në qendrën e qytetit gjatë dimrit shpenzohen rreth 20 tonelatë naftë, ndërsa ju e dini se çmimi i naftës është 50 denarë. Praktikisht, për 10 herë mund ti ulim shpenzimet duke përdorur  invertor ose me ndonjë burim tjetër për ngrohje”, tha Jani Makraduli, zv/ministër i mjedisit jetësor.