KUR PIKËLLIMI SHNDËRROHET NË GËZIM, FAMILJA XHEMAILI DO TË BËHET ME SHTËPI TË RE

0

“Unë pastroj shkallët e dy hyrjeve. Paratë i ndajë për rrymë kurse të tjerat për djalin tim. Rrallë herë i blej diçka, por ai është i vogël dhe kërkon më shumë, dhe mundohem që të ndaj para për atë. Rroba asnjëherë nuk blej, vetëm njerëzit që më ndihmojnë, këtë djep ma dhanë kurse karrocë nuk kam”, tha Zinete Xhemaili.

Pas një vit e gjysmë rikthehemi  tek familja Xhemaili në Serovë të Çairit.

Për dallim nga hera e kaluar kur pamë lot dhe pikëllim, tani kishte gëzim.

Kanë nisur punimet për shtëpinë e cila që ishte ëndërr e tyre.

E zonja e familjes Zineta po vështron rrënimin e shtëpisë së vjetër.

Ajo po bënë gati valixhet për të shkuar bashkë me djalin tek fqinjët, të cilët ia hapën dyert derisa shtëpia të jetë gati..

“Faleminderit prej fqinjëve që ma kanë liruar shtëpinë për shkak se nuk kam të holla për qira, derisa të riparoj shtëpinë time. Falënderoj donatorët që janë kujdesur për neve, edhe shoqatën Euro Human, edhe bacin Rrahim, i cili është kujdesur për neve.

Jam shumë e gëzuar që është duke u ndërtuar shtëpia.

Vetëm Zoti e din se si kam jetuar këtu”, u shpreh Zinete Xhemaili.

Mukadeze idrizi, përfaqësuese e organizatës Euro Human, rrëfen momentin kur pa Zinetën në dyert e organizatës së tyre, e cila kishte ardhur për të kërkuar ndihmë.

“Zinetën unë e kam njoftuar, kur ajo u paraqit tek ne  në organizatë për të marr ndihmë. Ne si organizatë u japim paketa ushqimore, produkte ushqimore, higjienike, familjeve skamnore të cilat regjistrohen tek organizata jonë.

Pastaj më tregoi gjendjen, e rënd në të cilin ka jetuar. E ka një djalë të vogël. Me tregu të drejtën ky rast i Zinetës më ka prek shumë”, tha Mukadez Idrizi.

Organizata humanitare Euro Human, bashkë me disa donator nga Franca u angazhuan për grumbullimin e të hollave.

“Sot jam shumë e lumtur që kemi arritur deri në këtë pik. Sot ka filluar rrënimi i shtëpisë së Zineta Xhemaili e cila jeton në Serovë. Ne si organizatë humanitare Euro Human Internacional, e kemi marr nismën së bashku me donatorët dhe me gjithë atyre që e besuan punën tonë. (00 32) Dua të theksoj se Raif Neziri i cili jeton në Francë i cili ka grup të vetën, na ka ndihmuar me grumbullimin e të hollave”, u shpreh Mukadez Idrizi.

Për gjendjen e rëndë të kësaj familje TV21 raportoi para një viti, me çka në derë iu afruan shumë ndihma si për ushqim ashtu edhe financiare.

Kjo familje falënderoi të gjithë personat human që ia shtrin dorën në ditët më të vështira.

Përgatiti: Afrim Jonuzi