Kur Liam Neeson donte të vriste për hakmarrje,dhe nuk është film

0

Përdhunimi i një personi të dashur, shumë vite më parë, dëshira për hakmarrje, qoftë dhe raciale. Një javë duke kërkuar një person me ngjyrë, për ta qëlluar, një të rastësishëm. Pastaj, ardhja në vete, ndoshta edhe prej pyetjeve të ngritura, si dhe kuptimit të dhunës së kotë. Bëhet fjalë për Liam Neeson dhe nuk është një film.

Gjatë një interviste për “Independent”, ndërsa fliste për filmin “Cold Pursuit”, ku personazhit të tij i vrasin të birin, aktori rrëfeu dhe një histori të vërtetë, të patreguar më parë. “Mikja ime më rrëfeu se e kishin përdhunuar. Nuk e dinte kush ishte, thjesht që ishte një person me ngjyrë. Për një javë kam dalë rrugëve, me një shufër hekuri në dorë, me shpresën se mos më afrohej ndonjë person me ngjyrë dhe të më thoshte ndonjë gjë, në mënyrë që… ta vrisja. Më vjen turp tani që e them, por ashtu jam ndjerë në ato momente. Ishte e tmerrshme. Por, erdha në vete dhe nuk gjej dot përgjigje për reagimin e atij momenti. E kuptova që dhuna sjell vetëm dhunë, vrasja më shumë vrasje”.