“KULTURA” SHQYRTON PROJEKTET E REFUZUARA SHUMË APLIKIME ME DOKUMENTACION TË PAKOMPLETUAR

0

Në Ministrinë e Kulturës filloi rishqyrtimi i aplikacioneve të refuzuara në konkursin vjetor për vitin 2019. Të mbledhur në zyrat e tyre anëtarët e komisionit po shfletojnë edhe njëherë të gjitha aplikacionet, pasi ditëve të fundit u ngrit shumë pluhur me pretendimin se disa prej tyre janë refuzuar pa të drejtë. Nga Ministria e Kulturës thonë se disa aplikime edhe pse i përmbushin kriteret estetike të konkursit, megjithatë janë refuzuar shkaku i dokumentacionit të pakompletuar.

“Komisioni për botim do t’i shqyrtojë aplikuesit e refuzuar, por nuk do të bëj korrektim të aplikacioneve të  miratuara dhe shumat me të cilat aplikacionet tani më janë mbështetur. Disa aplikime edhe pse i përmbushin kriteret estetike të konkursit megjithatë u refuzuan për shkak të mungesave administrative ose dokumentacionit të pakompletuar. Komisioni i ka korrigjuar lëshimet teknike ose të bëra pa dashje të cilat janë bërë gjatë procesit të përpunimit të të dhënave”. Thuhet në komunikatën e Ministria e Kulturës

Ejup Ajdini nga shtëpia botuese “Menada” thotë se 20 vjet projektet e tij janë anashkaluar, ndërsa vetëm dy vitet e fundit ka pas mbështetje nga ana e Ministrisë së Kulturës. Ai thotë se nuk i janë aprovuar paratë që ka i kërkuar,  por se është i kënaqur edhe me at një projekt që ka fituar.

Kemi konkurruar me disa projekte. Dy projekte kanë ra nga konkurrimi që është normale. Nuk do të thotë se të gjithë duhet të pranohen. (57-01:11) Kjo që po bëhet kohëve të fundit, kjo më tepër më duket si politike. Duan që edhe kulturës që me çdo kusht t’i japin sens politik. (01:28-38) Një herë ka ndodh që numër më të madh të projekteve e kanë marrë shqiptarët dhe u bë “kiameti”, tha Ejup Ajdini, Shtëpia Botuese “Menada”

Nga Ministria e kulturës thonë se vendimet për projektet e refuzuara do të anulohen dhe nëse përcaktohen parregullsi, lista e projekteve do të plotësohet.