KULTURA E SHTYPUR NGA POLITIKA, UROSHEVIQ: ÇËSHTJE KOHE KUR DO TË NXIRRET NGA JETA PUBLIKE

0

Kultura ka regres si diçka e parëndësishme dhe diçka pa të cilën mundet dhe e cila është çdoherë e më pak e pranishme në mediat, e shtypur nga estrada dhe politika. Kështu  deklaroi akademiku Vllado Urisheviq para ndarjes së çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Rreziku tjetër që po e tangon kulturën është politizimi dhe partizimi i saj. Në këtë sferë është bërë, për fat të keq, polarizim shumë i ashpër, në të tanët dhe të tyre. Nuk është e rëndësishme që të shpërblehet cilësia, e rëndësishme është që të mbështetet dikush që me ne i ndan qëndrimet politike”, tha Vllado Urosheviq, Akademik.

Për arritje në sferën e edukimit dhe arsimimit, çmimi iu nda bashkëshortëve Kimet dhe Adnan Agai. Çmimi për arritje në sferën e kulturës dhe artit, iu nda Vlladimir Millçin – Regjisor, Emilija Stamenkoviq, artiste baleti dhe Tomisllav Osmanlli – shkrimtar, ndërsa çmimi për arritje në sferën e shëndetësisë, iu nda Prof. D-r Borisllav Karanfillski, pato fiziolog, specialist i mjekësisë nukleare.

Letër urimi për festën e “Shën Klimenti i Ohrit” dërguan krerët politik.

 “Festimi i ditëve të tilla, të mrekullueshme, është një premisë e përkryer për forcimin e spiritualitetit dhe respektimin e vlerave të krishtera. Veprimtaria e tij edukative dhe kishtare duhet të jetë rruga jonë, udhëzues dhe frymëzim i përjetshëm për vepra të mira”, tha Presidenti Ivanov.

Dituria, ndriçimi dhe ndriçimi i mendjes ishin udhëzues për Shën Klementin e Ohrit, thotë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Ju dëshiroj ditë të bukur feste, të mbushur me qetësi shpirtërore dhe ngrohtësi familjare, me besim dhe shpresë se të gjithë dimë se si të respektohemi mes vete, të duhemi dhe të mund të bëhemi njerëz më të mirë, qytetarë të vyer të komunitetin dhe një shembull i shkëlqyeshëm për rajonin dhe botën “, u shpreh Talat Xhaferi – Kryetari i Kuvendit .

Siç ka pasur sukses Shën Klimenti, jemi të thirrur që  edhe ne të kemi sukses në tejkalimin e sfidave, porositi kryeministri Zoran Zaev.

“Siç ka pasur sukses Shën Klimenti në misionin e kohës së tij, jemi të thirrur që edhe ne të mundohemi dhe të kemi sukses në tejkalimin e sfidave me durim dhe mençuri, ashtu siç na ngjanë, duke mbajtur vlerat që na bashkojnë si qytetarë, popull dhe shtet”, tha Zoran Zaev – Kryeministër.

Populli maqedonas duhet të jetë krenarë që në tokën tonë ka filluar vala e madhe ortodokse, e cila do të mbetet e shkruar me shkronja të shenjta në historinë botërore – thuhet në urimin e liderit të opozitës, Hristijan Mickoski.

“Krijimi i alfabetit cirilik i cili ka ndritur shumë popuj, është pjesë e frutave të punës së tij, vepër e cila me shekuj me radhë do të mbetet e shënuar në trashëgiminë kulturore botërore. Vepra e tij gjendet në çdo shkronjë që do të shkruajmë dhe në çdo fjalë që do të themi”, u shpreh Hristijan Mickovski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Përgatiti: Aleksandra Velinova