Kryetari i qytetit polak Gdansk qëllohet me thikë, në gjendje të rëndë

0

Kryetari i qytetit polak, Gdansk, Pawel Adamowicz është therur me thikë teksa merrte pjesë në një koncert bamirëse. Raportohet se ai është në gjendje serioze.

Adamowicz është sulmuar me një “mjet të mprehtë” gjatë një organizimi më 13 janar. “TVN2”4 ka raportuar se një burrë ka bërtitur teksa i është afruar 53 vjeçarit, Adamowicz, i cili ka drejtuar qytetin Gdansk nga viti 1998.

Sulmuesi është ndaluar në vendin e ngjarjes. Një doktor në Poloni ka thënë më vonë se Adamowicz është operuar për pesë orë. Sipas tij, ai është ende gjallë, por në gjendje serioze.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka shkruar në Twitter: “Le të lutemi të gjithë për Kryetarin Adamowicz. Pawel, ne jemi me ty”.

Gdansku është shtëpia e Unionit për Solidaritet tregtar, që është themeluar më 1980 dhe është kthyer në forcë që i ka kontribuuar rënies së komunizmit.