KRYETARI I FUSHË KOSOVËS NDIHMON SUHAREKËN MË 20 MIJË EURO

0

Pas vërshimeve të javës së kaluar në Suharekë, ku kishte dëme të mëdha, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha ka vendosur që ta ndihmojë Suharekën me 20 mijë euro pas vërshimeve.

Të holla këto që do të dedikohen për ndërtimin e një shtëpie.

“Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha, ka vendosur të na ndihmoj me shumën financiare prej 20 mijë euro për ndërtimin e një shtëpie, aty ku do të paraqitet nevoja pas verifikimit të situatës nga vërshimet e fundit. E falenderoj në emër të qytetarëve të Komunës sonë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Kujtojmë se nga vërshimet në Suharekë 8 persona kishin mbetur të lënduar.