KOXIAS SHPJEGON ÇFARË PËRMBAN MARRËVESHJA: KOMPROMIS ME PËRFITIME PËR TË DY VENDET

0

Ministri i punëve të jashtme greke, Nikos Koxias, në fjalimin që e mbajti në konferencën për aspektet ligjore të marrëveshjes së Prespës, deklaroi se marrëveshjet e këtilla janë rezultat i kompromisit dhe me atë përfitojnë të dy vendet. Ministri i punëve të jashtme të Greqisë foli për pikat e marrëveshjes që kanë të bëjnë me emrin dhe përdorimin e gjuhës, nënshtetësinë, por edhe me irredentizmin – Më pyesni nëse më pëlqen Maqedonia e Veriut. Jo. Unë do të doja të quhen Aljaska e Veriut, por tashmë u arrit marrëveshja për një emër kompleks që do ta përmbajë termin Maqedonia. Në lidhje me nënshtetësinë dhe kombësinë, Koxias shpjegoi se cili është dallimi dhe çfarë përmban marrëveshja, ndërsa për gjuhën përsëriti se është njohur si gjuhë maqedonase në OKB që në vitin 1977.