Kotsias: Është në interesin tonë që IRJM-ja të jetë stabile

0

Ish shefi i diplomacisë greke, dhe nënshkruesi i Marrëveshjes së Prespës, Nikos Kotzias, ka thënë se është në interes të Greqisë që Maqedonia të jetë shtet i stabilizuar.

Duke folur për marrëdhëniet dhe pozicionet e Rusisë, Kotsias tha se zgjidhja mes Athinës dhe Shkupit nuk është që Maqedonia të anëtarësohet në NATO, por zgjidhja e një problemi është në interesin kombëtar të Greqisë.

“Rusia thekson dhe nuk dëshiron të ekzistojnë shtet që quhet IRJM dhe të integrohet në NATO. Zgjidhja e emrit nuk është bërë si garancë për anëtarësimin e shtetit fqinj në NATO. Nëse duan vetë të anëtarësohen në NATO, ajo është zgjidhje e tyre. Rusia po ndërhyn në punët tona kombëtare”, tha mes tjerash Kotsias