Kosova mposht Britaninë e Madhe në grupmoshat U20

0

Ka mbaruar ndeshja e hendbollit Britani e Madhe-Kosovë, në kuadër të grupmoshave U-20.

Kosova ka mposhtur Britaninë e Madhe me rezultat përfundimtar 38 me 17 edhe gjatë pjesës së parë triumfonte Kosova me rezultat 21 me 5. Golashënuesi më i mirë i ndeshjes nga Kosova ishte Labinot Gubetinit me 8 gola.

Në orën 14:00, Moldavia është përballur me Irlandën, në të cilën ka fituar  Moldavia me rezultat 37 me 21.

Ndërsa, në orën 16:00 është përballur Malta me Gjeorgjinë, në të cilën fitoi kjo e fundit me rezultat përfundimtar 32 me 16.

Kosova sot ka fituar kundër Britanisë së Madhe edhe në kuadër të grupmoshave U18, me IHF Trophy, me rezultat përfundimtar 33 me 24.

Kosova nesër nga ora 18:00 do të përballet me Irlandën, në kuadër të grupmoshave U20. Ndërsa, me Moldavinë do të përballet në kuadër të grupmoshave U18, nesër nga ora 16:00.

Portali rtv21.tv do të transmetoj live ndeshjet në kuadër të garës IHF Trophy “Kosova 2018”.

Garat e hendbollit IHF Trophy “Kosova 2018”, për herë të parë po organizohen në shtetin e Kosovës. Për një javë shteti i Kosovës, do të jetë nikoqir i 10 kombëtareve që garojnë në IHF Trophy.