Kosova mëson kundërshtarët për Kampionatin Evropian “EURO 2021”

0

Kosova ka kundërshtarë  tejet të vështirë

Përfaqësuesja e Kosovës në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, sot ka mësuar kundërshtarët për Kampionatin Evropian, “EURO 2021” në kategorinë e femrave.

Kosova është renditur në Grupin A, ku do përballet me Rusinë, Holandën, Estoninë, Turqinë dhe Sllovenia.

Edhe pse kundërshtarët janë tejet të vështirë,  Përfaqësuesja e Kosovës do të synojë që të arrijë suksese pozitive.

Kurse, vashat e Shqipërisë kanë një grup me katër skuadra, për dallim nga Kosova që ka pesë, teksa renditen në Grupin E.

Shqipëria do të përballet me Skocinë, Finlandën, Portugalinë dhe Qipron.

Këto ndeshje pritet të fillojnë nga 29 gushti i këtij viti deri më 22 shtator të vitit të ardhshëm. /21Media

 

.