KOSOVA DO TA MARR GAZIN NGA MAQEDONIA DY SHTETET ME NJË PIKË TË PËRBASHKËT DOGANORE

0

Maqedonia dhe Kosova së shpejti do të kenë pikë të përbashkët doganore. Këtë e deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në takimin me homologun e tij nga Kosova, Valdrin Luka.

“Ne jemi duke punuar për një pikë të përbashkët doganore me shtetin e Kosovës dhe ajo pikë doganore do të jetë në Bllacë. Por edhe njëkohësisht me kërkesë të biznesit të vendit në kuadër të doganës së RM-së ne do të fillojmë këtë iniciativë dhe kjo do të bisedohet mes dy qeverive në mbledhjen e përbashkët”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministri I Ekonomisë

Dy ministrat e Ekonomisë  firmosën një memorandum mirëkuptimi për të koordinuar projektet e interkonjeksionit të rrjeteve të gazit natyror mes dy vendeve.

“Ne si Qeveri e RM-së me dinamikën e duhur jemi duke ndërtuar lidhjen nacionale të gazifikimit me vendimin e javës së kaluar në Qeveri, filluan procedurat për ndërtimin e rrjeteve distribuive në vend. Por nuk do të ndalemi këtu. Kjo është një pikë nisje që të lidhemi edhe me gazë me Kosovën”,  u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministri I Ekonomisë

 Ministri kosovar Luka, tha se akoma janë duke u bërë llogari mbi atë se a duhet të investohen të holla nga kasa shtetërore ose të merret kredit i ri.

“Sa i përket gazifikimit Kosova dhe Maqedonia, kanë trasetë të ish kohës së Jugosllavisë, që është jashtë funksionit përmes grandëve dhe buxhetit tona që të aktualizojmë këtë linjë që besoj që edhe sundimi i fizibilitetit ta dëshmoj që do të jetë nga format më të shpejta që të aktivizohen mes dy vendeve”, tha  Valdrin Luka, Ministër I Ekonomisë Dhe Zhvillimit

 Ministri kosovar po ashtu theksoi se autostrada Prishtinë – Kaçanik do të vihet në funksion brenda tre muajve.