KORRUPSIONI PENGESË NË RRUGËN DREJT NATO-s, PARTITË TË NDËRMARRIN MASA PËR LUFTË EFIKASE

0

Shkalla e lartë e korrupsionit mundet të jetë pikë problematike në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO. Për këtë gjë paralajmëruan nga Asambleja Parlamentare e Aleancës dhe kërkojnë që partitë politike të ndërmarrin masa për luftë më efikase.

“Disa vende munden të jenë kundër anëtarësimit për shkak se keni rrezik të lartë të korrupsionit. Unë do të doja t’i pyes të gjithë partitë politike, a keni ndonjë program special për luftë kundër korrupsionit për shkak se njerëzit nuk kanë siguri, kjo e bllokon rritjen ekonomike dhe gjithashtu të rinjtë do të mbeteshin këtu dhe do të punonin në këtë vend dhe nuk do të largoheshin nga vendi”, deklaroi Ivans Klementievs.

 

 

 

 Për këtë u përgjigj nënkryetari i Kuvendit, Vesel Memedi, i cili tha se korrupsioni është problem botërorë, por se është e vështirë që krejtësisht të çrrënjoset edhe në vendet më të zhvilluara. Informoi se para një muaji është formuar Komisioni për luftë kundër korrupsionit, me një seri ndryshimesh të ligjit me qëllim që të përforcohet puna gjatë kontrollit.

“Ata kanë kompetenca të larta që të kontrollojnë llogaritë tona bankare dhe mënyrën se si kryhen transaksionet financiare nga një llogari në tjetër. Unë mendoj se pikërisht tani ata po e kryejnë punën e vërtetë. Ky komision është formuar para rreth një muaji, ne më parë kemi pasur komision por do të them që për arsye objektive të gjithë anëtarët e komisionit të mëparshëm dhanë dorëheqje për shkak të korrupsionit dhe 10 muaj nuk kishim Komision për luftë kundër korrupsionit”, tha Vesel Memedi.

 Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Magdalena Manaskova, tha se lufta kundër korrupsionit është në fokus të procesit reformues në Kuvend, përveç sferave të tjera kyçe – gjyqësori, kundërzbulimi, reformat në shërbimet e sigurisë dhe administratën publike. Ajo tha se si opozitë do të mbeten konstruktiv në gjithë zgjidhjet ligjore reformuese dhe tha se shpreson që do të miratohen me konsensus të plotë.