Konfirmohet lidhja e Ritës me aktorin e njohur

0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora së fundmi në mediat e huaja botërore është përfolur për lidhjen e saj të re me aktorin e njohur, Andrew Garfield.

Dyshja deri më tani nuk janë deklaruar për këtë gjë, por ata janë fotografuar nga paparacët rrugëve të Londrës.

Në disa fotografi të siguruara nga “Dailymail”, aktori i “Amazing Spider-Man” dhe këngëtarja shqiptare kishin tentuar të mbulonin fytyrën e tyre me kapela, por që nuk kishin arritur t’i shpëtonin paparacëve.

Dyshja shihen krahë për krahë përderisa kishin dalë për të blerë gjëra, shkruan rtv21.tv

Në muajin nëntor të këtij viti revista “The Sun” kishte raportuar që Rita dhe Andrew janë në një lidhje nga burime të afërta me çiftin. Këta zëra u konfirmuan ditën e djeshme kur çifti u panë së bashku.

Artistja shqiptare muaj më parë për revistën “People” tha që është e hapur të krijojë lidhje të re. “Unë asnjëherë nuk e di se çfarë kërkoj, nuk kam një tip ideal”, ishte shprehur Rita. Ndërsa, aktori Garfield herën e fundit është fotografuar duke u puthur me aktoren, Susie Abromeit në një plazh në Malibu në shtator të këtij viti.

Rita më 23 nëntor të këtij viti publikoi albumin “Phoenix” që përmbanë 12 këngë./21Media