KOMANDANTI I ZJARRFIKËSVE RRËFEN NGJARJEN: INTERVENUAM MENJËHERË, PAMJA ISHTE E TMERRSHME

0

Për tmerrin e 13 shkurtit, kur u rrokullis autobusi i Durmo Tours, rrëfen Komandanti i Njësitit të Zjarrfikëseve Vlladimir Simonovski. Ai thotë se pamjet ishin trishtuese.

“Kur arritëm, pamja ishte e tmerrshme, dëgjoheshin thirrjet për ndihmë. Na ndihmuan banorët e fshatit Llaskarcë dhe Bojane, një sjellje e tyre humane Ishin të gatshëm në çdo moment për të na ndihmuar” , u shpreh Vlladimir Simonovski

Simonovski thotë se telefonatën e parë e ka marrë nga zv. drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Ekrem Zendeli.

“Telefonatën e mora nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ekrem Zendeli. Ai më tha se situata është e tmerrshme, ka shumë viktima. Pas telefonatës arritëm në orën 17.10 në qendrën operative Autokomandë dhe dërguam dy automjete nga destinicaion më i afërt, nga Gjorçe Petrovi. Ata arritën në vendngjarje për 15 minuta. Prej atje morëm informacione për seriozitetin e situatës. Nga Autokomanda e dërguam edhe automjetin nr.37 i cili është i pajisur për intervenime speciale teknike” theksoi Komandanti i Njësitit të Zjarrëfikseve Vlladimir Simonovski.

Komandanti tregon se ekipi i dytë i zjarrfikëseve ka arritur në vendngjarje në ora 17.35, ndërsa siç tha aksioni i Njësitit të zjarrfikëseve ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë.

“Në pjesën profesionale të nxjerrjes së pasagjerëve, komandanti i brigadës hyri në autobus në pjesën jofunksionale dhe prej këtu filluam ti nxjerrim njerëzit. Kishte edhe të vdekur, për fat të keq nuk mundeshim të bëjmë më shumë, kishte të lënduar të cilët ishin tashmë të vdekur në vendngjarje. Diku rreth orës 19.10 ose 19.20 e nxorëm pasagjerin e fundit i cili ishte i vdekur dhe aksioni ynë përfundoi në orën 20”, potencoi Vlladimir Simonovski Komandat i NJ.Z.SH.

Përveç zjarrfikësve në natën e së mërkurës intervenuan edhe dymbëdhjetë automjete të ndihmës së shpejtë, katër prej Tetove, dy nga Gostivari dhe pesë nga klinikat private. Nga ky aksident gjithsej humbën jetën 15 persona, ndërsa kishte mbi 30 të lënduar.

Përgatiti: Armend Abazi