Kodra e Diellit shfrytëzohet vetëm 8%, protestuesit me kërkesa ndaj kryeministrit

0


Të revoltuar e të dëshpëruar, qytetarët e Tetovës sot protestuan për Qendrën turistike “Kodra e Diellit”. Sipas tyre kjo qendër turistike meriton më shumë investim. Inciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit, duke bllokuar për rreth gjysmë ore rrugën që të çon drejt Kodrës së Diellit, shpalosën publikisht kërkesat e tyre duke i bërë thirrje kryeministrit Zoran Zaev që të vizitojë Kodrën e Diellit dhe të ballafaqohet me problemet reale në këtë qendër turistike, më e njohura në ish-Jugosllavi.
“Në këto ditë ne po shohim rrënim, shkatërrim, përdhosje të asetit ekonomik më të madh në vend, këtë lejuat vetëm ju me politikat ekonomike të dështuara. Rinia dhe sporti janë lokomotiva e ringjalljes dhe zhvillimit ekonomik, kurse ju lokomotivën tone, rininë dhe sportin na e drejtuat drejt binarëve të Evropës, tha Hamdi Sulejmani – “Ta shpëtojm Kodrën e Diellit” .
Ndërsa Arianit Xhaferri nga Eco Guerilla tha se Kodra e Diellit sot është shndërruar në një fshat të shëmtuar malor.
Është një minierë e pashtershme ari do të them kushtimisht, sepse ka qenë e njohur në gjithë Evropën, ka qenë perla e ish-Jugosllavisë dhe sot ka ngelur, është shëndrruar në një fshat të shëmtuar malor. Prandaj është me rëndësi që sa më shpejt të shpëtohet nga kjo dorë që e ka zaptuar po flas për ndërmarrjen ELEM TURS e cila në vend që ta menaxhojë, e ka shkatërruar tërsisht, tha ECO GUERILLA- Arianit Xhaferri .

PËRGATIT: Armend Abazi
PAMJET: TV 21
MONTAZH: TV 21