KËRCËNIM NË FESTËN E FLAMURIT “VDEKJE SHQIPTARËVE”

0

Mbishkrime me porositë “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë” janë vendosur në Drejtorinë e parkut nacional “Pelisteri” në Manastir në ditën kur shqiptarët festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Fotografitë e vendosura janë të njëjta me ato që u vendosën një javë më parë, në përvjetorin e Kongresit të Manastirit.

Më 22 nëntor në Manastir përveç shpërndarjes së fotografive nga persona të panjohura u demolua edhe Shtëpia e Alfabetit. Kamerat e mbikëqyrjes kanë kapur pamjet teksa dhunohet objekti por deri me tani autoritetit nuk kanë arritur t’i gjejnë dhunuesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here