KËNGË KUSHTUAR HEROIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE

0

Videoklipi publikohet në ‘Youtube’ pas përfundimit të ‘21LiveNews’

Viti 2018 është shpallur si “Viti i Gjergjit” nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, në nderim të kryetrimit të historisë së kombit tonë. Këtë vit është shënuar 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut dhe në nderim të tij janë organizuar ngjarje të shumta përkujtimore apo promovuese.

Një vepër muzikore kushtuar Gjergj Kastriotit publikohet sonte. Është kënga e titulluar “Kalorësi i lirisë” e bërë me vargje të Ilir Shaqirit e muzikë të Edmond Zhulalit, të cilën e interpretojnë këngëtarët Arif Vladi, Ilir Shaqiri e Nikollë Nikprelaj. Videoklipin e këngës “Kalorësi i lirisë” e ka realizuar Radiotelevizioni 21.

Kënga e plotë do të transmetohet menjëherë pas këtij edicioni lajmesh dhe në të njëjtën kohë, do të publikohet edhe në rrjetin “Youtube”./21Media