Katër fëmijë humbin jetën nga zjarri

0

Katër fëmijë kanë humbur jetën nga një zjarr që shpërtheu në një shtëpi në Teksas, njoftuan sot autoritetet në shtetin Federal të SHBA-së.

Zyra e sherifit të qarkut, njoftoi se autoritetet i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë natën e së mërkurës, duke iu referuar një vendndodhjeje në pjesën perëndimore të qytetit Lubok.

Ekipet e emergjencës, pasi mbërritën në adresë, filluan aksionin për të shpëtuar katër fëmijë të bllokuar brenda shtëpisë, por nuk u arrit që të shpëtoheshin.

Fëmija më i madh ishte 7 vjeç dhe më i riu ishte një vjeç.