Kasami takohet me ministrin shqiptar të Shtetit për Diasporë, Pandeli Majko

0

Kryetari i njërit krah të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi, në Tiranë u takuan me ministrin e Shtetit për Diasporë pranë Qeverisë Shqiptare, Pandeli Majko.

Në këtë takim, siç njoftohet janë shkëmbyer mendime të ndryshme rreth shumë çështjeve politike dhe për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. U bisedua edhe për referendumin dhe për sfidat që e presin vendin pas referendumit siç janë; ndryshimet kushtetuese, që është një mundësi jetike për shqiptarët për të artikuluar gjithë kërkesat e tyre dhe kushtetuta e Maqedonisë 20 për qind ta zëvendësoj me shqiptar ose gjuhën shqipe. Kasami edhe njëherë u shpreh se po punohet me të gjitha kapacitetët që referendumi të ketë sukses, pavarësisht qarqeve të ndryshme anti NATO dhe BE që duan ta dështojnë referendumin.

Të dy palët u dakorduan që takime vëllazërore të realizohen edhe në të ardhmen për të bashkërenduar çështje që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve.