KARAGA: “ARTISTËT SHQIPTARË JANË BËRË NOMADË”, RIKONSTRUIMI I TEATRIT KOMBËTAR NË FAZË FINALE

0

https://youtu.be/a978-Eks70A

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të teatrit, drejtori i Teatrit kombëtar shqiptar Adem Karaga, vizituan objektin teatror në Shkup, së bashku me përfaqësuesit qeveritar. Ai tha se në këtë objekt së fundmi po punohet intensivisht për tu finalizuar, pas shumë peripecive të zvarritjes së projektit. Drejtori Karaga shtoi se pritja ia ka vlejtur pasi që Teatri kombëtar shqiptar do të pajiset me teknologjinë më të re të realizimit të artit skenik. “Për institucionin e teatrit shqiptar, tha ai, brenda këtyre katër viteve që po sillemi si nomadë me punën tonë, shtoi Karaka dhe duke u përpjekur maksimalisht të realizojmë programin vjetor, se e kanë arritur me shumë vështirësi, dhe se, sipas tij, do tu leverdiste që të kthehen sa më parë në shtëpinë e tyre.”

“Punimet janë zhvilluar sipas një dinamike me shumë pengesa, duke filluar nga ato financiaret deri tek ato teknike, në kuadër të projektit bazë që është ndërtuar. Sigurisht, që pas asaj konform punimeve kanë dal shumë pengesa të ndryshme, kështu që edhe kjo ka qenë një pjesë e bllokimit të punimeve. Nuk duhet ta fsheh, edhe çështja e financave ka lënë pasojat e veta në ecurinë e punimeve. Jemi në fazat gati përfundimtare. Ne po presim edhe pjesën tjetër të teknologjisë skenike, e cila është e porositur dhe i duhet pak kohë deri në instalimin e saj”, tha Adem Karaga, drejtor i Teatrit kombëtar shqiptar.

Përgatiti: Adnan Qaili

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here