JUVENTUS NISET PËR NË AMERIKË, RONALDO NUK UDHËTON

0

Ronaldo ende ndodhet në pushime

Juventus është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjësë në turneun parasezonal që zhvillohet atje.

Juventus në Amerikë do të marrë pjesë në “International Champions Cup” dhe do të ndeshen në një ndeshje me ALL STAR të ligës Amerikane, MLS.

Përforcimi më i madh i kësaj vere i ardhur tek Kampi Juventin Cristiano Ronaldo nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të pushimeve të cilat ende nuk i ka përfunduar.

Nuk është vetëm Ronaldo ai i cili nuk ka udhëtuar për në Amerikë, për në Amerikë nuk janë nisur edhe disa prej yjeve të ekipit siç janë:  Higuain, Dybala, Cuadrado, Mandzukic, Douglas Costa e Pjaca, të cilët gjenden në pushime.