Juventus mposht Lacion, flet Ronaldo: Ishte fitore e karakterit

0
Juventus players jubilate at the end of the Italian Serie A soccer match SS Lazio vs FC Juventus at Olimpico Stadium in Rome, 27 January 2019. ANSA/CLAUDIO PERI

Mbrëmë Juventus ka bërë surprizën e radhës. Ekipi juventin, kampioni në fuqi i Seria A ka fituar 1:2 ndaj Lacios, duke e përmbysur rezultatin. Për lacialët kishte shënuar fillimisht Emre Can (autogol) kurse e kthyen rezultatin Cancleo dhe Ronaldo me penallti.
Fitorja e bën Juventusin “me krahë”. Kjo sepse bardhë e zinjtë tashmë shkojnë plus 11 pikë nga ndjekësi më i afërt, Napoli. Ronaldo foli pas fitores dhe tha se kjo ishte një fitore e karakterit. Kristiano Ronaldo u shpreh gjithashtu se mbrëmja ishte e madhe për juventinët.