Jonida Maliqi tregon surprizën për Eurosong: Kënga do këndohet shqip

0

Pak ditë më parë u zhvillua Festivali i 57-të i Këngës, në RTSH, ku, siç dihet, fituesi ka të drejtën që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Ky është edhe synimi i këngëtarëve të karrierës, sidomos kur vendosin që të marrin pjesë në këtë kompeticion muzikor, i cili ka ruajtur formën e tij klasike prej kaq vitesh.

Këtë herë festivalin e fitoi këngëtarja me karrierë të gjatë, e cila ka dalë fëmijë në atë skenë, Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju tokës”.

E ftuar në nje emisionin,Jonida surprizoi me lajmin se gjatë pjesëmarrjes në Izrael për të përfaqësuar Shqiperinë, kënga e saj nuk do të përkthehet në anglisht, por si rrallëherë do të këndohet në shqip, duke ruajtur identitetin e vendit.