JETËSOHET LIGJI PËR MBËSHTETJE FINANCIARE, BEKTESHI: KOMPANIVE U MUNDËSOHET TË RRISIN KAPACITETIN

0

https://youtu.be/nArOJ0YdUgg

Jetësohet premtimi për mbështetje financiare ekonomike për kompanitë vendore. Një ligj ky për të cilin po flitet tanimë 1 vit. Zv.kryeministri Koço Angjushev  thotë se të gjitha kompanitë të cilat kanë investuar në vitin 2017, duhet të aplikojnë deri në fund të qershorit, ndërsa ata që kanë investuar në vitin 2018 do të kenë mundëi të aplikojnë gjatë gjithë vitit.

“Të gjjitha kompanitë e Maqedonisë të cilat duan të përdorin mjete nga ndihmat e shtetit ose për stimulime të zhvillimit të tyre, ndërsa para saj kanë bërë investime ose punësime në vitn 2017, është e rëndësishme që të aplikojnë në ueb faqet e caktuara për këto aplikime. Pas kësaj ata do të mund të tërheqin mjetet për investimet të cilat i kanë bërë në vitin 2017”, tha Angjushev.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi foli mbi rëndësinë e këtij ligji i cili, siç tha ai, do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendit.

“U japim mundësi të gjithë kompanive që të rrisin kapacitetin e tyre prodhues por edhe të rrisin numrin e të punësuarve. Ne punojmë fuqishëm që të mundësojmë edhe rritjen e pagave me masa konkrete te cilat janë paraparë me këtë ligj”, tha Bekteshi.

Ligji për mbështetje financiare për investime dhe plani për investim ekonomik, është përpiluar në kordinim me Odat Ekonomike. Ligji u jep mundësi investitorëve të kenë qasje në kalkulatorin me të cilin do të informohen paraprakisht për vlerën e mjeteve që do të fitojnë nga ana e qeverisë.

Përgatit: Salije Sadiku