“Je i lidhur me Fifin, Kejsin apo Bebe-n?”, Flori Mumajesi i “çmendi” fansat pas postimit të një video

0

Së fundmi ai ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një video të realizuar nga fansat, ku shfaqet së bashku me këngëtaren e njohur Fifi në disa momente intime.

“E kanë qarë”, shkruan Flori bashkëngjitur me videon ku ka etiketuar edhe këngëtaren.

E teksa është përfolur shumë se ai është i lidhur me këngëtaren Kejsi Tola, shumë prej fansave tashmë e pyesin që Mumajesi të tregojë të vërtetën rreth kësaj çështjeje.

“Ndaje mendjen”, i shkruan një fanse ndërkohë që një tjetër ia pret: “Shkoni shumë ju të dy, sikur të ekzistonte vërtetë një dashuri kaq e pastër”.

“O Flori i çmende njerëzit, a je i lidhur me Fifin, Kejsin, Elvanën apo Bebe-n”, i shkruan një tjetër duke iu referuar mesazheve ngacmuese të Florit ndaj Bebe Rexhës pak ditë më parë.

View this post on Instagram

E KANE QA @fifi.official.fr

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on