Janushev: Bojkotimi i Parlamentit, opsion i hapur

0

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev ka deklaruar se ka disa arsye pse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale.

Në mesin e arsyeve Janushev përmendi ndryshimet kushtetuese të cilat i vlerësoi si të dhunshme dhe pa vullnetin e popullit, dështimet ekonomike dhe mungesën e reformave.

Dalja nga Parlamenti mbetet si veprim i hapur derisa shumica nuk pranon zgjidhje të parakohshme. Janushev gjithashtu shtoi se partia opozitare shqyrton edhe bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale në rast se Qeveria nuk pranon kërkesat e tyre.