Janë regjistruar 90 persona të sëmurë nga gripi

0

Nga 26 nëntori e deri më 2 dhjetor në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 90 persona të sëmurë nga gripi, që është rritje për 21,6 për qind krahasuar me javën e kaluar, theksohet në raportin që në faqen e tij të internetit e publikoi Instituti për Shëndet Publik.

Numër më i madh i të sëmurëve, 63 janë paraqitur në grupmoshën më të madhe pre 15-64 vjet, derisa incidencë më të lartë prej 21,1 në 100.000 banorë është regjistruar tek më të vegjlit, fëmijë të moshës deri katër vjet.

Këtë javë janë paraqitur persona të sëmurë nga 16 njësi raportuese, ndërsa në tre njësi raportuese numri i personave të paraqitur është mbi 10. Numër më i madh i personave të sëmurë, 18 janë paraqitur në Qendrën për Shëndet Publik Strumicë, derisa incidenca më e lartë prej 62,5 në 100.000 banorë është regjistruar në territorin e Njësisë Rajonale Makedonski Brod.

Në 15 njësi raportuese është regjistruar aktivitet shumë i vogël i virusit të gripit, ndërsa vetëm në një “Makedonski Brod) është regjistruar aktivitet sezonal.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar (646) ekziston ulje e numrit të përgjithshëm të rasteve të paraqitura për 32,8 për qind, ndërsa në krahasim me modelin për tetë sezonet e fundit janë regjistruar ulje prej 32,7 për qind.

Gjatë javës së 48-të të vitit 2018 në laboratorin virusologjik të ISHP kanë mbërritur nëntë materiale për testimin e gripit. materialet e testuara janë negativë të prezencës së virusit të influencës.