JA SA PARA U MBLODHËN PËR GJOBAT E XHAKËS, SHAQIRIT DHE LICHTSTEINER

0

Shqiparët janë mobilizuar menjëherë pasi Komisioni Disiplinor i FIFA ka dhënë gjoba për tre lojtarët e Zvicrës të cilët festuan me shqiponjën pas shënimit të golave kundër Serbisë.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u dënuan me nga 10 mijë euro, ndërsa nga dënimi nuk shpëtoi as kapiteni zviceran Stephan Lichtsteiner, i cili u dënua me 5 mijë euro, pasi bashkë me shqiptarët festoi edhe ai me shqiponjë.,

Pas dënimit prej 25 mijë eurosh, janë mobilizuar shqiptarët, që janë duke dhënë fonde që të paguhet dënimi.

Për vetëm disa orë, me iniciativen e Rilind Rekës, janë mbledhur më shumë se 10000 dollarë perkatësisht, 10,145 dollarë përmes GoFoundme.

Ndërsa në emrat e shumtë të donatorëve, gjendet edhe emri që mundë të jetë i ambsadores së Republikës të Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

36200308_651875168491705_5725471364421255168_n

 

Kurse për të parë listën e plotë të donatorëve, dhe mundësinë për të donuar e gjeni në linkun më poshtë.

https://www.gofundme.com/xhaka-shaqiri-and-lichststeriner?viewcontent=103894706