INTENSIFIKOHEN MARRËDHINIET MAQEDONI-DIASPORË: ADEMI PREZANTON STRATEGJINË SHTETËORE PËR BASHKËPUNIM 2019-2023

0

Ministri për marrëdhënie me Diasporën, Edmon Ademi, ka prezantuar “Strategjinë shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën 2019-2023”. Ademi njoftoi se në fund të vitit 2021 është paraparë një rishikim i dokumentit, vit që sipas tij, do të shqyrtohen elementet të cilat eventualisht do të kenë nevojë për përmirësim. Ai thotë se dokumentet për bashkëpunim institucional me diasporën, të miratuara nga Qeveria, janë të parat që nga vet pavarësimi i shtetit, raporton Tv21.

“Më lejoni që tani shkurtimisht një sqarim më të hollësishëm të strategjisë cila është e bazuar në katër shtylla kyçe. Shtylla e parë, Çështja politike-juridiko dhe konsullore. Shtylla e dytë, Zhvillimi ekonomik. Shtylla e tretë, Arsimi Shkenca dhe të rinjtë. Shtylla e katërt, Lidhjet kulturore, identiteti kulturor dhe trashëgimia kulturore. – Kjo strategji për fat të keq atë që e thash në periudhën e kaluar, ndarja në diasporë ka qenë edhe partiake madje edhe etnike. Për këta dy vite sa jam në këtë pozicion si ministër për diasporë kam tentuar dhe vazhdoj të tentoj që të krijoj një bashkëpunim edhe në diasporë”, deklaroi Edmond Ademi.

 

Përgatiti: M.I, Tv21