INDEPENDENT FAVORIZON SERBINË MBI ZVICRËN

0

Sonte do të ndeshen Zvicra dhe Serbia në kuadër të grupit C në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Kjo ndeshje pritet të jetë me shumë tension, duke marrë parasysh 4 shqiptarët që janë pjesë e kombëtares zviceriane, shkruan rtv21.tv.

Megjithatë Independent në parashikimin e tyre fitoren ia kanë dhënë Serbisë, duke parashikuar rezultatin 1 me 0 në favor të tyre.

Arsyetim për këtë sipas tyre është fakti se asnjëra nga këto kombëtare nuk është e mbushur me gola, mirëpo kreativiteti i Serbisë në sulm do ta sjellë golin e nevojshëm për fitore./21Media