INCIDENTI, REAGON LSDM, MICKOVSKI, MARIONETË E GRUEVSKIT

0

Ngjarjet në Kuvendin e RM-së konfirmuan se pikërisht Nikolla Gruevski qëndron prapa përpjekjeve të bllokohet puna e Kuvendit dhe të bllokohen të gjitha proceset reformuese, si dhe perspektiva euro – atlantike e Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, kjo konfirmon se Hristijan Mickovski është vetëm marionetë e të dyshuarit Nikolla Gruevski dhe se ai nuk ka kapacitet që t’i zbatojë reformat brenda VMRO-DPMNE-së, thonë nga LSDM-ja. Në reagimin e LSDM-së thuhet se ajo që VMRO-DPMNE-ja paraprakisht e pranoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, si dhe fakti që nga gjithsej 35 mijë, pothuajse 33 mijë amendamente kanë të bëjnë me dispozitat ndëshkuese, vetëm vërteton se amendamentet e parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja nuk kanë lidhje me ligjin por bëhen me qëllim që të bllokohet puna e Kuvendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here