“ILINDITASE” NUK ËSHTË PËRKTHIM ADEKUAT, GJUHËTARËT DHE HISTORIANËT TREGOJNË ARSYET

0

https://youtu.be/qMh-qxKsAfY

Emri i Maqedonisë, “Ilinditase” për gjuhëtarët është i pa pranushëm dhe se nuk gjen përkthim tekstual. Ky term bie ndesh me normat gramatikore të gjuhës shqipe dhe se në fjalorin e gjuhës shqipe nuk ekziston termi Ilinditase. Kështu thotë profesoresha e gjuhës shqipe Ajtene Qamili.

“Ky si përkthim nëse bëhet i drejtpërdrejte është jo i mirëfilltë  dhe jo në rregull, sepse së pari  Republika Ilindenska Makedonija, duhet në shqip të ishte Republika e Maqedonisë së Ilindenit. Nëse ta përkthejmë ashtu si duhet ose ta shqipërojmë tërë emërtimin në gjuhën shqipe, atëherë nëse shkojmë në analogji me të gjitha festat dhe të tjerat të tipit spasovden, mitroden, petroden, gjurgjoden, këto shkojnë të gjitha në variantin dita e shënmitrit, dita e shëngjergjit , dita e shënilos, dhe në këtë kontekst duheshte që edhe në shqip të ishte Republika e Maqedonisë së ditës së Shën Iles. Besoj se duhet të rishikohet një herë forma në gjuhën shqipe , sepse Ilinditase nuk lidhet, nuk tregon aspak përkatësinë”, tha Ajtene Qamili, gjuhëtare.

Nga ana tjetër edhe profesori i historisë Vebi xhemaili, thotë se shqiptarët nuk kanë lidhje me Ilindenin. Ai propozon një emër tjetër.

“Ky emër i propozuar ditëve të fundit, “MAQEDONIA E ILINDENIT” fare nuk është i pranuar për shqiptarët dhe fare ne shqiptarët, nuk na lidh me këtë emër. Në atë kohë propaganda bullgare, bënte luftë në trojet e tyre dhe ajo është iniciatore e kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 dhe ku pati ndihmën e Rusisë, për atë ne shqiptarët në këtë emër nuk kemi të përbashkët dhe nuk na lidh asgjë me emrin. Ne kemi kërkuar si historian të UT-së emri më i kapshëm për qytetarët për Maqedonasit dhe Shqiptarët, është emri Maqedonia e Re”, tha Vebi Xhemaili, historian.

Kryengritja e Ilindenit njihet si term prej vitit 1903 dhe është lufta kundër Perandorisë Osmane. Kongresi Revolucionar Maqedonas në Selanik ka sjellë vendim në atë kohë që me ardhjen e pranverës të çohen në kryengritje ndaj sjelljes së vrazhdë të Perandorisë Osmane. Më vonë, në Manastir është rishikuar vendimi i Selanikut për kryengritje. Damjan Gruev, Boris Sarafov dhe Anastas Llozançev kanë vendosur që kryengritja të bëhet më 2 gusht të vitit 1903, apo në ditën e quajtur Dita e Shën Ilisë, prej edhe ku ka mbetur emri ILINDEN.

Përgatiti: Zimer Jashari