Humbi jetën në kufirin amerikan, 7-vjeçarja ëndërronte t’i dërgonte para nënës së saj

0

Vajza 7-vjeçare, emigrante nga Guatemala, e cila vdiq pasi u arrestua nga agjentët kufitarë të SHBA në fillim të muajit, ishte shumë e lidhur me babanë e saj dhe ëndërronte që të ishte në gjendje të dërgonte para në shtëpi, për të mbështetur familjen e saj të varfër, thanë të shtunën të afërmit.

Nery Caal, 29 vjeç dhe vajza e tij Jakelin ishin në një grup prej më shumë se 160 emigrantësh, të cilët u dorëzuan te agjentët amerikanë të kufirit në New Mexico më 6 dhjetor.

Jakelin kaloi një temperaturë të lartë dhe ethe, ndërsa ishte nën kujdesin e agjentëve të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së dhe vdiq dy ditë më vonë në një spital në El Paso të Teksasit.

“Vajza tha se ishte rritur dhe se po shkonte për të punuar dhe për të dërguar para tek nëna dhe gjyshja e saj”, tregon nëna e 7-vjeçares, Claudia Maquin, duke folur në gjuhën Mayan Q’eqchi, e cila ka edhe tre fëmijë të tjerë.

“Për shkak se kurrë nuk kishte parë një vend të madh, ajo ishte vërtet e lumtur që do të shkonte në SHBA”, shtoi ajo, duke shpjeguar se si burri i saj kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara për të gjetur një rrugëdalje nga “varfëria ekstreme” që diktohej në vend.

Misri qëndronte prapa shtëpisë së saj të ndërtuar me dru palme dhe disa pula dhe derra endeshin në oborr, ndërsa fliste, veshur me një bluzë tradicionale dhe me një fëmijë 6-muajshe në krahët e saj.

Një fotografi familjare në shtëpi tregon 7-vjeçare Jakelin duke buzëqeshur dhe duke shikuar lart në kamera, e veshur me një T-shirt me karakter nga seritë e filmave “Masha dhe Ariu”.

Shpyllëzimi për të bërë rrugë për plantacionet e vajit të palmës ka sjellë gjithnjë e më shumë vështirësi për ekzistencën e fermave për 40,000 banorët e komunës Raxruha në Guatemalën qendrore, ku gjendet edhe fshati bujqësor i San Antonio de Cortez, thanë zyrtarët lokalë.

Kjo ka nxitur një eksod në masë të migrantëve. Më 1 dhjetor, Caali dhe vajza e tij vendosën të udhëtojnë më shumë se 3.200 km, me qëllim që babai i Jakelin të mund të kërkonte punë në Shtetet e Bashkuara, tha nëna e saj, e cila mësoi për vdekjen e vajzës nga zyrtarët konsullorë.

Pothuajse 80 përqind e popullsisë indigjene të Guatemalës janë të varfër, me gjysmën e atyre që jetojnë në varfëri të skajshme. Kryebashkiaku i San Antonio de Cortez e përshkroi familjen Caal si një ndër më të varfërat në fshat.

Kryetari i Bashkisë Cesar Castro tha se në muajt e fundit gjithnjë e më shumë familje po shtojnë përpjekjet për të arritur në Shtetet e Bashkuara, shpesh duke shitur atë pak tokë që zotërojnë, për të paguar mijëra dollarë për trafikantët.

“Nuk është vetëm familja Caali. Ka njerëz të pafund që po largohen”, tha Castro. “Unë i shoh ata të kalojnë nëpër kamionë, makina dhe autobusë”. Ai tha se shumica e tyre kthyen sërish në fund, shpesh pa para, pasi paguajnë trafikantët, por kapën nga autoritetet dhe deportohen.

Vdekja e Jakelin ka shtuar kritikat ndaj SHBA-ve dhe politikave të emigracionit të ashpër të presidentit Donald Trump, nga avokatët e emigrantëve dhe demokratët në Kongresin e SHBA.

Qeveria e SHBA mbrojti trajtimin e Jakelin dhe tha se nuk kishte asnjë indikacion se kishte probleme mjekësore, deri disa orë pasi ajo dhe babai i saj ishin marrë në paraburgim.

Babai, duke folur nëpërmjet një përfaqësuesi në Teksas, u pajtua me këtë pohim, duke thënë se vajza nuk shfaqte asnjë shenjë të shqetësimit në kufi. Familja, në një deklaratë të lëshuar nga avokatët e tyre në El Paso, i cilësoi si lajme të gabuara të mediave, se vajza kishte ecur për ditë të tëra pa ushqim dhe ujë, çka i kishte shkaktuar dehidratim të rëndë.

Inspirimi nga i ati

Domingo Caali, gjyshi i Jakelin, tha se ajo kishte shkuar në udhëtimin për n% Shtetet e Bashkuara, sepse ajo nuk donte të linte babanë e saj vetëm.

“Vajza ishte me të vërtetë shumë e lidhur me të atin. Ishte shumë e vështirë për t’i ndarë ata”, tha Domingo, 61 vjeç, që mbante çizme me baltë dhe një këmishë të zbehur dhe të shqyer.

Xhaxhai i Jakelin, Jose Manuel Caali tha se kishte dëgjuar se ishte i sëmurë para se të vdiste, por kishte pritur që ajo të shërohej. “Vdekja e vajzës na la në tronditje të thellë”, tha ai.

Familja shpreson që babai i vajzës mund të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara, për të punuar dhe për të ndihmuar që të dalin nga varfëria. “Ajo që dua tani, është që Nery të qëndrojë dhe të punojë në Shtetet e Bashkuara. Kjo është ajo që unë dua”, tha gruaja e tij.

Çdo ditë e më shumë po shtohen numrat e prindërve që udhëtojnë me fëmijë, duke u përpjekur të kalojnë kufirin e SHBA me Meksikën. Në nëntor, zyrtarët amerikanë të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (BKP) arrestuan 25,172 anëtarë të “njësive familjare”, numri më i lartë mujor i regjistruar ndonjëherë, tha agjencia.

Prindërit me fëmijë kanë më shumë gjasa të lirohen nga autoritetet e SHBA-ve, ndërsa rastet e tyre janë përpunuar për shkak të kufizimeve ligjore për mbajtjen e fëmijëve në paraburgim.

Caali mbetet në zonën e El Pasos, ku vajza e tij vdiq pasi u dërgua me helikopter në një spital atje për trajtim urgjent, por nuk ia doli dhe ndërpreu frymëmarrjen më 8 Dhjetor, pranë babait të saj.