Haradinaj – Thaçit: Nëse mendon dikush që mund të më disiplinoj me një karrige, gabim e ka

0

Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur deklaratave të presidentit Hashim Thaçi se ai duhet të tregohet më i mençur dhe jo komod në pozitën që e ka.

Haradinaj ka thënë se gabon kushdo që mendon se mund ta disiplinoj atë me pushtet.

“Unë ky jam, edhe i hequr edhe në detyrë, nuk ndërroj. Ne e kemi dhënë një jetë për ato që kemi besu, nëse dikush mendon që mundet me më disiplinu me një karrige, gabim e ka, kushdo qoftë”, ka thënë ai.

“Unë asnjëherë nuk kam bërë një dakordim që Kosova e Serbia të njihen reciprokisht përmes territoreve apo kufijve, kjo le të harrohet, nga çdokush”, ka thënë Haradinaj./21Media