Haradinaj e Pacolli krenarë me Dua Lipën

0

“Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”

Mbrëmë këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka shënuar histori, duke rrëmbyer dy çmime në ceremoninë “Grammy Awards”.

Artistja shqiptare fitoi çmimet si: “Artisti më i mirë i ri” si dhe “Kënga më e mirë e zhanrit dance”, shkruan rtv21.tv

Këtij suksesi të Dua Lipës, iu janë gëzuar edhe kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli të cilët nuk kursyen të shkruanin fjalë të mira për këngëtaren.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar që shteti i Kosovës është me fat që përfaqësohet nga Dua Lipa.

Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd.”, ka shkruar i pari i qeverisë në një status në rrjetin social, Facebook.

I lumtur për suksesin e Dua Lipës është shprehur edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacoli, i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social, Instagram, ku shihet krahë këngëtares është shprehur që Kosova është krenare me Duan.

@dualipa bën historinë, fituese e dy Grammy është për çdo lavdatë. Kosova krenohet me të!”, ka shkruar ai në imazhin e publikuar.

Kjo është hera e parë që një artiste shqiptare fiton dy çmime prestigjioze “Grammy”./21Media

.