HALIMI: AKUZAT NDAJ MEJE JANË TË PABAZA, TË AKUZUARIT ME FJALË PËRFUNDIMATARE PËR RASTIN “27 PRILL”

0

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, u thanë fjalët përfundimtare nga të akuzuarit. Abdulfetah Halimi u shpreh se është i pakuptimtë fakti që ai është në mes të të akuzuarve, pasi ditën kur ndodhi dhuna edhe ai ka qenë i sulmuar nga ana e turmës. Halimi u shpreh se ishte e pamundur që sigurimi i Kuvendit të ndalojë hyrjen e një turme aq të madhe njerëzish.

-Kur e dërgova deputetin Sela në spital, edhe unë vetë u shtriva për tu shëruar nga plagët të cilat i morra nga goditjet e protestuesve.  Atë ditë vetëm kam kryer detyrat e mija. Kam bërë gjithçka që më është thënë nga kompetentët. Në fakt, askush nga sigurimi atë ditë nuk ka bërë më shumë se unë, ndoshta kanë bërë më pak. Unë nuk njoh askënd nga turma që u fut, u shpreh i akuzuari Abdulfetar Halimi.

I akuzuari tjetër  Munir Pepiq në fjalët e tij përfundimtare tha se ditën e 27 prillit në Kuvend ka qenë duke kryer detyrat e tij të caktuara nga shërbimi për kundërzbulim. Ai u shpreh se shërbimi ka dorëzuar dëshmi për të treguar angazhimit e tij atë ditë në Kuvend.

-Në fjalët e mia përfundimtare tregova se nuk jam pjesë e asnjë shoqërie terroriste, dhe tregova se atë ditë isha për punë në Kuvend, me detyra profesionale dhe se kam punuar për interesat e shërbimit. Shefat e mi nuk ngurrojnë të vërtetojnë se atë ditë kam qenë zyrtarisht aty, kjo është dorëzuar edhe në prokurori edhe në gjykatë. Nuk është e vërtetë se nuk duan të vërtetojnë këtë, u shpreh i akuzuari Munir Pepiq.

Jane Çento, i cili foli më gjatë sesa të gjithë të akuzuarit e tjerë, u shpreh se ngjarja e 27 prillit është një shou i prokurorisë, e cila pemës dëshmive “të mjegullta” siç i quajti ai, u mundua të shfaqë se fajtorët janë gjetur por se asgjë nuk është dëshmuar.

Përse prokuroria nuk dha mendim negativ  edhe për personat e tjerë kur u soll vendimi për amnisti? Të gjithë dëshmitarët të cilët ishin në gjykatë u pyetën nëse do të ndodhte e gjithë kjo nëse nuk hapeshin dyert e Kuvendit. Po të mos hapeshin dyert, turma nuk do të futeshe. A ka vepër më të madhe penale sesa të lejosh një turmë të futet në Kuvend dhe të sulmojë, u shpreh i akuzuari Jane Çento.

Në lidhje me këtë lëndë prokuroria edhe më tutje mbetet me akuzën “kërcënim terrorist të rendit kushtetues”. Të gjithë të akuzuarit sot hodhën poshtë akuzat ndaj tyre duke kërkuar aktvendim lirues.

PËRGATITI: ARMEND GASHI