GRUPI I DEPUTETËVE TË LSDM-SË KËRKON MBLEDHJE URGJENTE PËR VËRSHIMET

1

Grupi i deputetëve të LSDM-së, sot në Kuvend parashtroi kërkesë për mbajtje të mbledhjes urgjente me një pikë të rendit të ditës: Gjendja në rajonet e goditura nga fatkeqësitë atmosferike që ndodhën më 6 gusht të këtij viti në rrethinë të Qytetit të Shkupit.

Deputeti Petre Shilegov në konferencë për shtyp tha se ata propozojnë edhe konkludime konkrete me masa që duhet menjëherë të ndërmerren për t’i ndihmuar qytetarët.

“Kuvendi duhet të debatojë për këtë gjendje dhe çka është edhe më rendësi, deputetët duhet t’i parashtrojnë konkludimet e propozuara në mënyrë që të përmbushen kushtet për përmbushje të kushteve minimale të qytetarëve të cilët janë goditur nga fatkeqësitë atmosferike”, tha Shilegov.

U bëri thirrje të gjithë grupeve të deputetëve në Kuvend që ta mbështesin kërkesën e tyre.

I pyetur për atë se si e vlerësojnë gjendjen në terren në rajonet e vërshuara, Shilegov tha se LSDM shënon korpus serioz të mangësive nga aspekti organizatifv madje edhe në ndarjen e ndihmës humanitare, por me vetëdije nuk ngriten në nivel politik sepse tani më se e domosdoshme është të sanohen pasojat nga moti i lig.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here